Përlotet Leonora për vdekjen e gazetarit
Vdekja e tij e ka mërzitur shumë këngëtaren Leonora Jakupi
Nga një sëmundje e shkurtër, ka ndërruar jetë mbrëmë gazetari dhe prezantuesi kosovar, Hivzi Krasniqi.
Ai shquhet edhe për kontributin e madh në kulturën tonë, pasi shkroi qindra tekste këngësh.
Vdekja e tij e ka tronditur Leonorën, e cila përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllime. “Lamtumirë mjeshtër i shkrimeve, do të na mungosh shumë”, janë fjalët e saj në njërin postim
Kurse në tjetrin postim, Jakupi tregon se shkrimin e parë në karrierën e saj e kishte bërë i ndjeri.

