Albi Mall Superliga
Vesel Limaj transferohet te Malisheva
Skuadra e Malishevës ka bërë një nga goditjet më të mëdha në merkaton verore.
Mesfushori Vesel Limaj është transferuar te Malisheva në një kontratë një vjeçare, shkruan Gazeta OLLE.
Limaj ishte nga lojtarët më të kërkuar pas shkëputjes së kontratës me Ballkanin.
Malisheva me këtë transferim tregon për ambiciet e mëdha që ka këtë edicion.