2:1

Brightoni e mposht Man Utd-n në “frymën e fundit”

Brightoni ka shënuar fitore, duke e mposhtur Manchester Unitedin në xhiron e dytë në Premierligë.

Vendasit shënuan fitore me rezultat 2:1, falë një goli të sekondave të fundit.

Welbeck kaloi Brightonin në epërsi në minutën e 32-të të ndeshjes.

Amad Diallo arriti të barazonte shifrat në minutën e 60-të.

10 minuta më pas, Zirkzee realizoi, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

E në minutën e pestë shtesë, Joao Pedro shënoi për fitoren e Brightonit, që e dërgojnë në pikë të plota pas dy ndeshjeve, gjashtë.

Në anën tjetër, Manchester Unitedi mbetet në kuotën e tri pikëve.