Xhensila Myrtezaj
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku
Xhensila Myrtezaj është një emër shumë i komentuar në mediet e shtypit rozë.
Së fundmi, këngëtarja nisi pushimet në Turqi, bashkë me fëmijë e saj Ajkën dhe Amenin.
Artistja e hitit “Lamtumirë”, ka ndarë imazhe të shumta ku po kalon kohë të bukura nga pushimet në bregdet.
Megjithatë, ajo që është vërejtur në këto imazhe është se në portretin familjar mungon Bes Kallaku, pas spekulime të shumta që dyshja kanë ndarë rrugët.
Ajo dhe aktori i njohur prej kohësh flitet që janë ndarë dhe se kanë filluar procesin e divorcit.
Xhensila e cila publikoi një këngë së fundmi, erdhi me një tekst tejet pikant që shumë spekuluan se mund t’ia ketë dedikuar atij.
Xhensila MyrtezajKëngëtarja Xhensila Myrtezaj është e lindur më 9 prill të vitit 1993, në Tiranë. karrierën muzikore e filloi në spektaklin e talenteve “Ethet e së premtes”, kur ishte vetëm 14 vjeçe. Ka marrë pjesë disa herë në Top Fest. Në vitin 2011 ajo fiton çmimin “Kënga më e mirë POP/RNB” në Top fest 11 për këngën “Engjulli im”, në vitin 2012 rrëmben çmimin “Femra më e mirë” po prapë në Top fest, ndërsa në vitin 2014 shpërblehet me çmimin “Kënga më e mirë pop/rock”. Në vitin 2012, ajo u prezantua në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Me ty jam”, ku arrin të rrëmbejë çmimin Diskografik. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Engjulli im”, “High Love”, “Jeton tek unë”, “Me ty jam”, “Ring the alarm” etj. Në vitin 2017, ajo i dha fund beqarisë duke u martuar me humoristin e njohur shqiptar, Besart Kallakun.