Seanca
Seanca në një “dhomë” të Kuvendit, Selmanaj: Dy herë ndodhi, pas gazit lotsjellës dhe sot që Listës Serbe mos t’i humbin mandatet
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka shkaktuar reagime në seancën e Kuvendit të Kosovës, që po mbahet sot në një sallë alternative.
Ai ka thënë se në historinë e parlamentit, kjo sallë është shfrytëzuar dy herë për seancë plenare.
Rasti i parë, pas gazit lotsjellës dhe këtë herë, sipas tij, që Listës Serbe mos t’i humbin mandatet.
“Kolegë deputetë, fillimisht po thom që në memoaret e historisë të parlamentit tonë, do të mbahet mend që dy herë kjo sallë është shfrytëzu për të mbajtë seancën plenare, rasti i parë për gazin lotsjellës, rasti i dytë që Listës Serbe mos t’i humbin mandatet….” – tha ai.
Kjo shkaktoi reagime ku shumë deputetët u dëgjuan duke folur me të madhe, derisa deputetët e Listës Serbe lëshuan sallën.