vrasje
Pas tri vitesh në arrati, arrestohet nëna që vrau vajzën e saj pasi refuzoi të martohej
Gruaja e dënuar për vrasjen e vajzës së saj adoleshente në Itali thuhet se është arrestuar në Pakistan pas tre vitesh në arrati.
Gjykata italiane i dha Nazia Shaheen dënim të përjetshëm në dhjetorin e vitit të kaluar për vrasjen e vajzës së saj Saman Abbas, 18 vjeçe.
Shaheen dhe burri i saj, Shabbar Abbas, vranë vajzën e tyre pasi ajo refuzoi të martohej, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Të dy më pas u larguan nga vendi, me Abbas që përfundimisht u gjet dhe u ekstradua nga Pakistani në gusht të vitit 2023.
Por Shaheen, 51 vjeçare, i ishte shmangur arrestimit deri këtë javë, kur ajo u raportua në një fshat në kufirin e Kashmirit.
Ajo u paraqit në gjykatë të premten në kryeqytetin e vendit, Islamabad, për procedurat e ekstradimit, raportuan gazetat italiane.