KF Llapi

Trimror Selimi largohet nga FC Llapi

Skuadra e Llapit ka konfirmuar largimin e sulmuesit Trimror Selimi.

Ai me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Tahi Batatinës për të vazhduar karrierën një në skuadër tjetër, shkruan Ballkani.info.

Selimi Llapit iu bashkuar para dy vite nga KF Ulpiana.

Postimi i KF Llapit:

Komunikatë Zyrtare: Përfundojmë me marrëveshje të dyanshme bashkëpunimin me sulmuesin Trimror Selimi 🤝

Klubi Futbollistik “Llapi” njofton publikun se me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar bashkëpunimin me sulmuesin anësor, Trimror Selimi.

Përfundimi i bashkëpunimit me Selimin para kohe vjen me dëshirën dhe vullnetin e plotë të klubit dhe vetë futbollistit.

Selimi u bashkua me klubin në vitin 2022 nga KF Ulpiana dhe gjatë dy sezoneve si “bardhekaltër” arriti t’i zhvilloj 60 ndeshje, duke kontribuuar me 7 gola dhe 5 asistime.

Klubi falenderon Selimin për kontributin dhe i dëshiron mbarësi në vazhdim të karrierës. /Ballkani.info