Kampioni i xhudos
Akil Gjakova në arrati, pas “dhunës në familje”
Kampioni i xhudos, Akil Gjakova, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës për një rast të paraqitur për “dhunë në familje”.
Të shtunën në stacionin policor në Pejë, partnerja e Gjakovës me të cilën është në procedurë shkurorëzimi, e ka paraqitur rastin.
“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar rastin zyrtarisht.