Vrasja e të riut
Mbahet me dyer të mbyllura seanca për vrasjen e 18 vjeçarit në Podujevë, familjarët thonë se i besojnë drejtësisë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është mbajtur seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut më 14 janar të këtij viti.
Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura. Kështu bënë të ditur avokatët e të dyja palëve. Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Tomë Gashi pas përfundimit të seancës, para mediave u shpreh se nuk mund të jep detaje nga seanca pas vendimit të marrë në gjykatë.
“Seanca është e tipit të mbyllur, ne vetëm mundemi me ju thënë që është vazhdimi sipas propozimit të prokurorit të shtetit për shqiptimin e dënimit dhe gjykata ka sjell një vendim me të cilin faktikisht ka urdhër që detajet rreth gjykimit të mos shpalosen. Kështu që mundem me ju thanë që seanca e radhës është më 15 dhe 16 prill të këtij viti”, tha Gashi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/tome-gashi.png)
Gashi shtoi se në këtë seancë ishin të ftuar dy dëshmitarë për të dëshmuar, por që vetëm njëri nga ta ka qenë prezent për dhënie të dëshmisë.
Kurse xhaxhai i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu tha se i beson drejtësisë.
“Unë i besoj drejtësisë dhe vetëm drejtësisë”, u shpreh Rrahim Fejzullahu.
Nga ana tjetër, avokati i të akuzuarve Skender Musa ka thënë se çka ka ndodhur në seancë është e ndaluar që flitet në publik dhe se gjendja është përcjellë nga ana e psikologut ndaj dy të miturve.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/skende-rmusa.png)
Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, Lulëzim Fejzullahu kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ri-cilësuar në “Vrasje e rëndë”. Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.