Mirlind Daku
“Jeta vazhdon” – postimi i Mirlind Dakut që ngjalli reagime, lojtari e sqaron pastaj
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, publikoi sot listën e lojtarëve që do të jenë prezent në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë, ku kishte dy mungesa.
Mirlind Daku dhe Arbnor Muja nuk janë pjesë e listës së kuqezinjve për këto dy ndeshje.
Cila është veçoria e radhës e WhatsApp që po e bën atë të duket i ngjashëm me Instagramin
Nikollovski: OBRM-PDUKM pranon kërkesën e Bekteshit, ai që humb zgjedhjet ta lërë polit…
Risitë dhe rikthimet te Përfaqësuesja e Kosovës
AAK i reagon ministrit Peci pasi tha që kanë rikthyer rreth 600 metra katrorë në Prisht…
Adelina Berisha reagon e shokuar pasi u dënua me 72 mijë euro nga ATK-ja: E padrejtë!
Sulmuesi nga Gjilani, i cili luan në Rusi te Rubin Kazan, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video dhe ka shkruar: “Jeta vazhdon”.
Më pas, 26-vjeçari dardan, autor i 5 ndeshjeve dhe 1 goli me kuqezinjtë, shkroi në koment se ky reagim nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga Shqipëria.
“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”.
Daku ka hasur në konkurrencë të fortë te Shqipëria, pasi Armando Broja dhe Rey Manaj janë kthyer, me këtë të fundit që po shënon pambarim gola në Superligën e Turqisë.