Lajmi i fundit
Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, policia jep detaje
Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se viktima është gjetur në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qera (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.
Elezaj shtoi se me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Ballkani.info/
BONUS VIDEO| Limaj: Kuvendi cirk me njerëz të padijshëm – Koalicioni me AAK-në derë e hapur për qytetarët