Pas deklarimit të Sveçlës reagojnë OVL e UÇK-së

Kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla ka reaguar pas postimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku akuzonte veteranët dhe gazetarët se kanë lidhje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi, Syla, që është edhe njëri prej organizatorëve të protestës të thirrur sot në Prishtinë, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Sveçla duke thënë se “Minuti është i madh për qëndrimin në pushtet”.

“Xhelal Sveçla sapo na shpalli bashkëpunëtorë të Serbisë gjithë veteranëve që do i bashkangjitemi sot protestës. Minuti është i madh për qëndrimin në pushtet të një ministri që ushtarin e UÇK-së e përbuzë deri në këtë pikë. Protesta nuk do ndalet, luftëtarët nuk zbrapsen, as atëherë e as tash”, thuhet në postimin e kryetarit të OVL-UÇK-së në Pejë.

Postimi i ministrit Sveçla ku akuzonte gazetarët dhe veteranët për lidhjet e tyre me Aleksandër Vuçiq ka ngjallur shumë reagime në opinion.