Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti po merr pjesë në Samitin e Demokracisë të Kopenhagës.

Hoti në Facebook tha se në këtë samit po merr pjesë me ftesë të ish- sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen i cili është kryetar i Fondacionit të Aleancës së Demokracive.

Teksa theksoi se Kosova është e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore.

“Kosova është e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore. Partnerët tanë na kanë ndihmuar të ndërtojmë shtetin e pavarur dhe tani janë krah nesh në forcimin e demokracisë. Kosova ka bërë progres në ndërtimin e demokracisë, e cila duhet të kurorëzohet sa më parë me integrim në BE dhe NATO. Kosova duhet të jetë aktivisht në krah të demokracive perëndimore në mbrojtje të vlerave perëndimore të lirisë e demokracisë, në veçanti tani kur këto vlera po sulmohen nga vende diktatoriale, autokrate e moniste”, tha ai.

“Ky samit është organizuar për të diskutuar veprimet e përbashkëta për tu përballur me sulmet ndaj demokracisë. Ndër folësit kryesorë ishin Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, Presienti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Liderja e opozitës së Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Rasumssen, Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ish Kryeminsitrja Britanike, Liz Truss, Presidenti i Institutit Nacional Demokratik nga SHBA, Derek Mitchell, ish Kryesuesja e Kongresit të SHBA-së, Nensi Pelosi, ish Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, Presidenti i SCSP, Ylli Bajraktari, dhe shumë përfaqësues të tjerë nga biznesi dhe fusha akademike nga e mbarë bota”, shkroi tutje Hoti.