Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka njoftuar se sot ka zhvilluar një telefonatë 90-minutëshe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Sipas Scholz, gjatë bisedës, nga Putini ka kërkuar që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe t’ia njoh asaj sovranitetin dhe integritetin territorial.
“Telefonatë 90-minutëshe me Putinin: Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukrainë dhe ta njoh sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar kancelari gjerman.
Scholz ka shtuar se një zgjidhje diplomatike duket vështirë e arritshme.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 25 shkurt. Përkundër humbjeve të mëdha të forcave ruse javëve të fundit, Moska insiston në vazhdimin e luftës dhe nuk jep sinjale për përfundimin e saj.
90 Minuten Telefonat mit #Putin: Russland muss seine Truppen aus der #Ukraine zurückziehen und die Souveränität und territoriale Integrität anerkennen. Anders ist eine diplomatische Lösung nicht vorstellbar. pic.twitter.com/OizvxZHwiE
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) September 13, 2022






