9 viktima dhe 195 raste të reja me Covid-19, në Shqipëri

Nëntë viktima dhe 195 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më I lartë I të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 109 raste , 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.

Janë 6,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç.

Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 347
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2,569

Testime totale 1,240,204
Raste pozitive 175,163
Raste të shëruara 165,434
Raste Aktive 6,952
Humbje jete 2,777

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3060
Durrës 824
Fier 691
Shkodër 559
Vlorë 345
Elbasan 342
Lezhë 269
Berat 237
Gjirokastër 214
Kukës 159
Korçë 136
Dibër 116