9 anëtarë të një familje nga Shtimja të infektuar me koronavirus

Nëntë raste të reja me covid-19 janë shënuar ditën e sotme në fshatin Pjetërshticë të Shtimes. Komuna e Shtimes ka njoftuar se të nëntë rastet e reja vijnë nga e njëjta familje ku ka rezultuar rasti i parë.

“Sonte kemi pranuar rezultatin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me rastet e reja me COVID-19 dhe ka rezultuar se kemi nëntë (9) raste të reja të cilat ju njoftojmë se janë nga po e njëjta familje e cila ka rezultuar rasti i parë”.

“Komuna e Shtimes së bashku me të gjitha institucionet e sidomos me IKShPK është duke analizuar veprimet e mëtutjeshme dhe për këtë do të bëjë njoftimin me kohë për veprimet që do të merren shumë shpejt. Të gjithë banorëve të Pjetërshticës ju themi se jemi pranë jush, nuk ka nevojë për shqetësim, qendroni në shtëpitë e juaja, mbani pastërtinë dhe bashkërisht do t’ja dalim!”, thuhet në njoftimin e Shtabit Emergjent të këtij qyteti.

Në nivel vendi, janë regjistruar 510 raste me Covid-19. 93 persona janë shëruar e 12 kanë vdekur.