88 prokurorë po përcjellin procesin zgjedhor, prokurori i shtetit ka një apel për qytetarët

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, nga Prokuroria kanë bërë me dije  që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar  88 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët janë duke përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

 “Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votes”, thuhet në komunikatë.