Sulmoi policin pasi që iu anulua fluturimi – arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

I njëjti u arrestua të shtunën më 31 dhjetor 2022, pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie se ju kishte anuluar udhëtimi –fluturimi, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin dhe më pastaj kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor.Reklama

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.