85 mijë vizita mjekësore janë bërë në QMF-të e kryeqytetit, brenda nëntë muajsh

Vetëm brenda nëntë muajve në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë dhënë mbi dy milionë shërbime.

Përpos kësaj, sipas drejtorit të Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, është dyfishuar edhe dhënia e shërbimeve në shtëpi.

“Vitin e kaluar kemi pasur 450 pacientë që kemi shkuar për vizita në shtëpi, tash mbi 830 vizita janë bërë për nëntë muaj”, ka thënë Sadiku, njofton Klan Kosova.

Problem kryesor në QMF po është mungesa e punëtorëve shëndetësorë.

Drejtori Sadiku, tha se vitin e ardhshëm do të detyrohen që të blejnë shërbime përmes prokurimit e kompanive që japin shërbime. Pos kësaj kanë edhe një plan tjetër me Odën e Mjekëve të Kosovës, ku do të bëjnë trajnimin e stafit që të bëhet edhe ultrazëra në Qendra të Mjekësisë Familjare.

Vitin 2023 pritet të fillojë për herë të parë edhe projekti “Nëna dhe fëmijë”, ku planifikohet vizita mjekësorë për ta në shtëpi.