80 për qind e sulmeve në zemër mund të shmangen me këto pesë gjëra

Sulmet e zemrës janë kërcënuese për jetën dhe, në fakt, janë shkaktari numër një i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se të paktën 17.5 milionë njerëz vdesin për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Por, megjithatë ka një lajm të mirë: 80% e sulmeve të zemrës dhe të trurit mund të parandalohen.

Pesë ndryshime në stil të jetesës janë efikase për ta mbrojtur veten nga sëmundjet e zemrës.

Hani ushqim të shëndetshëm për zemrën

Ndryshe nga besëtytnitë, ju nuk duhet t’i shmangni yndyrat e ngopura, të cilat gjenden në vezë e gjalpë.

Në vend të kësaj, ju duhet të qëndroni larg nga:

– Karbohidratet e rafinuara, siç janë ato që gjenden në bukë dhe gjevrekë

– Ushqimet e përpunuara

– Sheqeri

Hani ushqime të duhura që janë të mira për zemrën, konsumoni shumë perime, proteinë kualitative dhe konsumoni yndyra të shëndetshme.

Qëndroni aktiv fizikisht

Nuk keni nevojë të anëtarësoheni në palestër për t’u konsideruar të shëndetshëm.

Thjesht duke ecur apo duke dalë me biçikletë për të paktën 40 minuta në ditë ju mund të keni zemër të shëndetshme.

Mund të filloni ngadalë, si p.sh. t’i ngjitni shkallët në vend se ta përdorni ashensorin dhe ta parkoni veturën në parkingun më të largët në mënyrë që të ecni më shumë.

Mirëmbajeni peshën

Kjo nënkupton se duhet ta mbani një peshë të shëndetshme për përmasat që i keni.

Mbipesha e rritë rrezikun për sulm të zemrës dhe për sëmundje kardiovaskulare.

Prandaj, sigurohuni se nuk keni indeks të lartë të masës trupore (BMI).

Kjo ju ndihmon ta shmangni edhe tipin 2 të diabetit.

Konsumoni sasi të vogla të alkoolit

Alkooli, në veçanti vera e kuqe, nuk është vërtet armiku i zemrës.

Sidoqoftë, ju duhet të konsumoni alkool në sasi të moderuara.

Konsumimi i alkoolit mund t’jua rritë shtypjen e gjakut dhe kjo kontribuon në sëmundje të zemrës.

Mos pini duhan

Hiqeni menjëherë këtë shprehi!

Përveç se është tejet e dëmshme të pini duhan, po aq e dëmshme është edhe nëse qëndroni në hapësira ku pihet duhani.

Duhani jua rritë rrezikun e sulmit në zemër dhe në tru.

Studimet kanë treguar se heqja dorë nga duhani për gjysmë viti jua ulë rrezikun menjëherë.

loading…