80 mijë banorët e qytetit të Nelidovo në Rusi, 300 kilometra larg Moskës, po ngrijnë nga i ftohti, pasi nafta po iu mbaron.
Kushtet e jetesës në këtë qytetet janë të mjerueshme.
Dikur ky qytet ishte njëra nga qendrat industriale, me disa fabrika, por që të ardhurat kryesore i kishin nga qymyri, duke i dhënë një status të qytetit të minierave.
Tash në këtë vend ka mbetur vetëm një fabrikë për përpunimin e drurit, dhe mijëra minator që dikur punon, tashmë janë të papunë.
Shtëpitë po shkatërrohen dhe banorët po pakohen. Qyteti nuk ka furnizim me gazë.
Ka gjashtë shtëpi kaldajash në qytet, pesë me karburant dhe një me gaz të lëngshëm. Jo të gjitha shtëpitë kanë ngrohje qendrore dhe ujë të ngrohtë. Edhe me një sistem të tillë, në muajt më të ftohtë kushton 3 milionë rubla në ditë për ta ngrohur qytetin. Ky është vetëm çmimi i lëndëve të para. Pa mirëmbajtjen e shtëpive të kaldajave, rrjeteve të ngrohjes, riparimeve, pagave për punonjësit. Ka më shumë se 200 ditë në sezonin e ngrohjes në vit. Nafta mund të kushtojë rreth 600 milionë rubla për një dimër. Të hyrat vetanake të buxhetit për të gjithë qytetin janë 330 milionë rubla në vit.
Ky qytet nuk po furnizohet me gazë natyror, ndërsa Gazpromi ka një premtim dekurajues, që deri në 2025 nuk kanë plan ta gazifikojnë këtë pjesë.
Problemi thellohet, sepse nuk ka para as për karburant dhe qeveria nuk ka nda asnjë fond për ngrohjen e këtij qyteti.
Qeveria e rajonit Tver nuk ka dhënë përgjigje ndaj kërkesave për subvencione për blerjen e karburantit dhe gazit të lëngshëm.
Përvec kësaj, problem me ngrohje dhe ujë kanë edhe shkollat, ambulantat dhe kopshtet e fëmijëve.
Më 25 shkurt 2021, kreu i Nelidovos, Vladimir Pashedko, paraqiti një situatë emergjente të qytetit, duke alarmuar se banorët po ngrijnë nga i ftohti.
Vladimir Pashedko shpjegon situatën.
“Unë dhashë dorëheqjen nga kompetencat e mia kur kuptova se nuk do të kishte mbështetje të plotë nga qeveria e rajonit Tver. Dhe pa një sistem të mirë-funksionimit të ndërveprimit me rajonin, është e pamundur të zgjidhen problemet. Kemi kërkuar ndihmë shumë herë, nuk jemi dëgjuar. E kuptova që nuk mund të përmbushja detyrat e mia, sepse thjesht nuk do të funksiononte”, thotë ai.
Ai thotë se në këtë qytet tashmë nuk ka shpresë e as arsye për të jetuar.
‘Banorët po shpërngulen, shtëpitë po rrënohen, shkollat po mbyllen, pleqtë po vdesin. Ky vend më nuk është i jetueshëm”, thotë Pashedko.











