Durrës

8 ton verë kontrabandë në Durrës, arrestohen administratori dhe shoferi

Në portin e Durrësit janë bllokuar 8 ton verë, që u tentua të futej në Shqipëri nga Italia pa paguar doganën.

Vera ishte fshehur në një kamion që u sekuestrua mbrëmjen e djeshme.

Dy persona janë arrestuar deri tani, administratori i kompanisë së verës Ç. B. 47 vjeç dhe shoferi i kamionit A. M. 45 vjeç.

Vera do të tregtohej në bare dhe restorante në Tiranë.