Lajmi i fundit

8 persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

Të paktën 8 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë 3 vetura.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Penuh.

Nga informacionet e para që ka KosovaPress, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa ende nuk dihet shkalla e lëndimeve. Theksohet se dëmet materiale janë katastrofale. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i aksidentit.