Kryetari i Kuvendit

8 Marsi, Konjufca: Sferës publike i duhet gruaja, sepse pa gruan ajo nuk mund të jetë e mirëfilltë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Dita e Gruas, vijon ta zgjojë ndërgjegjen e gjithsecilit për të ecur në rrugën drejt barazisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se gruas i duhet sfera publike, por sferës publike i duhet gruaja edhe më shumë, sepse pa gruan ajo nuk mund të jetë e mirëfilltë.

Veç kësaj, kryekuvendari ka shkruar: “të përfitojmë nga rasti që na ofron 8 Marsi, duke e dëgjuar atë si thirrje për reflektim dhe angazhim të pandërprerë, deri në emancipim të plotë, i cili na përmbush të gjithëve”

Postimi i plotë: