Të shtëna me armë zjarri në Skënderaj, arrestohet një i dyshuar

Në Skënderaj është shtënë sërish me armë zjarri. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10, teksa njoftohet për arrestimin e një personi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Mitrovicës Fexhrije Pllana.

“Ka pas te shtëna me armë mbrëmë rreth orës 19:10 në Skenderaj. Kemi një të arrestuar”, tha ajo për Express, duke shtuar se është në përgatitje të një komunikate për media lidhur me këtë ngjarje.