13 raste të reja me koronavirus në Kosovë

13 raste të reja janë paraqitur në 24 orët e fundit me infeksionin Covid-19. Kjo u bë e ditur në bazë të raportit ditor të IKSHP-së.

Sipas këtij njoftimi, nga 160 personat e testuar 13 persona kanë rezultuar pozitiv.

Po ashtu, brenda 24 orëve janë vaksinuar 47 persona dhe janë shëruar 4 të tjerë.