75 vjeç dhe në super formë

Aktorja, producentja dhe këngëtarja e famshme Goldie Hawn përveç talentit që ka në skenë është komentuar shpesh herë edhe për format e saj fizike dhe pozitivitetin që përcjell.

Së fundmi ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në “Instagram” teksa shihet duke larë enët jo në mënyrën që jemi mësuar të shohim të gjitha gratë të bëjnë punët e shtëpisë.

Me muzikë në sfond dhe duke kërcyer 75 vjeçarja përveçse po lan enët edhe po kënaqet.

“Larja e enëve nuk ka pse të jetë një punë e përditshme , mund të jetë një kërcim ! Varet gjithçka nga ne”- shkruan ajo.