71 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 71 aktakuza kundër 81 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 18 persona, janë bërë gjashtë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj pesë personave për vepra të ndryshme penale, transmeton Klan Kosova.

loading…