Sot i quajtën “sindikata të kapura”, koha kur LVV mbështeste grevat e sindikatave në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar ndaj grevës së paralajmëruar për nesër nga punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend.

Murati përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo grevë ka më shumë synime politike, e nuk është në lidhje me legjislacionin në fuqi.

Ai është shprehur se “Zaten, nuk ka mundur të ketë shtet të kapur, pa disa sindikata fort të kapura”.

Mirëpo, jo shumë kohë më parë, Lëvizja Vetëvendosje mbështeste grevat e sindikatave të ndryshme në Kosovë.

Ata madje duke akuzuar qeverisjen në atë kohë, dilnin në mbështetje të sindikatës së arsimit, e mbështetje të njejtë i dhuruan edhe grevën e puntorëve të Trepçës , e atyre të Aeroportit.