7 të vdekur dhe 629 të infektuar me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 4249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 629 qytetarë.

Janë 6907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë:

një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe.

Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:

269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.

Statistika (23 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 629

Të shëruar në 24 orë 441

Të shtruar në spitale 153

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 4249

Testime totale 1,280,641

Raste pozitive 181,252

Raste të shëruara 171,475

Raste Aktive 6907

Humbje jete 2,870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3420

Fier 869

Durrës 746

Shkodër 466

Elbasan 277

Gjirokastër 209

Korçë 204

Berat 175

Lezhë 173

Vlorë 158

Kukës 136

Dibër 74