7 klube kosovare licencohen për garat e UEFA-s

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve të veta nga data 2 maj deri më sot, 10 maj, ka shqyrtuar dokumentacionin e 7 klubeve që kanë aplikuar për procesin e licencimit për garat e UEFA-s për edicionin 2019/2020.

Përmes faqes zyrtare FFK-ja konfirmon se Komisioni ka marrë vendim që t’u japë licencat 7 klubeve kosovare.

Ato janë:

KF Feronikeli,

FC Prishtina,

FC Llapi

KF Drita,

KF Trepça 89

KF Ballkani dhe

KF Gjilani

Procesi i licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2019/2020 ka filluar që nga 1 shkurti.