Numri ië reja me COVID-19 këtë të martë shënoi rënie të dukshme. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga gjithsej 191 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, vetëm 6 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa 5 persona janë shëruar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se deri sot janë kontaktuar 6 mijë e 514 persona të cilët kanë pasur kontakt me personat e prekur me koronavirus.
Deri tani, sipas këtij instituti janë testuar 5 mijë e 200 persona të cilët dyshohej se ishin me koronavirus.
“Nga data 8 shkurt deri më 21 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.200 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej gjashtëqind e katër (604) raste, ndërsa gjithsej tetëmbëdhjetë (18) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.






