65-vjeçari që gjuajti me armë në një odë shoqërohet në polici (VIDEO)

Policia rajonale e Ferizaj ka shoqëruar një 65-vjeçar për në polici, teksa mbi të rëndojnë veprat ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës”.

“Me datën 22.03.2022 në mediume ka qarkulluar një sekuencë ( video) ku shihet se një person gjatë një ahengu në një shtëpi, konkretisht në një dhomë ( odë), shihet duke gjuajtur/ shkrepur me armë në dyshemenë e kësaj dhome. Policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht stacioni policor në Shtime i ka marrë veprimet e nevojshme dhe pas një pune hetimore ka identifikuar personin e dyshimte dhe vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur me datën 15.03.2022 në fshatin Petrovë të Shtimes”.

65-vjeçari është liruar teksa i është konfiskuar arma, njofton Klankosova.tv.

“Në lidhje me këtë policia sot rreth orës 11:30, personin e dyshuar me inicialet SH.I (M/K) i moshës 65 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimes, i cili në këtë aheng kishte shkrepur me një armë me gas dhe si provë materiale arma iu është konfiskuar. I njëjti, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & përdorimi i armës’ për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa i dyshuari është liruar” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.