611 pacientë me Covid në QKUK dhe spitalet tjera, 36 në gjendje të rëndë

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet rajonale, aktualisht janë duke u trajtuar 734 pacientë.

Nga raporti ditor i SHSKUK-së, thuhet se 611 prej pacientëve të hospitalizuar janë me COVID-19, ndërsa 36 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu bëhet e ditur se 590 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Raporti i plotë:

Nga raportimet e datës 21 prill 2021, të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe repartet e spitaleve të përgjithshme, janë duke u trajtuar 734 pacientë.

611 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë,

36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

590 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 303 pacientë

15 prej tyre në gjendje të rënduar

244 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

261 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 110 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 66 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno) 24 pacientë

Klinika e Pulmologjisë me 83 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë, + 3 pacientë në njësinë intensive të Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 431pacientë

21 prej tyre në gjendje të rënduar

367 të konfirmuar pozitivë

329 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit,57 pacientë

Spitali i Gjakovës, 77 pacientë

Spitali i Pejës, 96 pacientë

Spitali i Gjilanit, 81 pacientë

Spitali i Ferizajt, 59 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 16 pacientë