600 zyrtarë të lartë publik deklarojnë pasurinë në AKK

Bazuar në Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, me 1 mars të këtij viti ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publik, kanë konfirmuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit për Demokracia.com.

Deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publik. Deri tani në Agjencinë kundër Korrupsionit, pasurinë e kanë deklaruar rreth 600 zyrtarë të lartë publik”, thuhet në përgjigjen e AKK-së.

Agjencia Kundër Korrupsionit nga mosdeklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik, do të ndërmarrë veprime në pajtim me ligjin.

Sa i përket rasteve lidhur me mos deklarimin e Pasurisë të vitit 2020, Agjencia kundër Korrupsionit do të ndërmarrë veprime në pajtim me ligjin, përkatësisht dispozitës së nenit 18, paragrafi 10 të Ligjit nr. 03/L-158 për Agjencinë kundër Korrupsionit”, thuhet tutje në përgjigje.

Ndërsa sipas këtij ligji nëse pas përfundimit të procedurave hetimore paraprake konstatohet se ka të dhëna të mjaftueshme apo/dhe dyshim të arsyeshëm se rasti mund të përbëjë vepër penale, Agjencia ia përcjellë rastin prokurorisë kompetente për procedim të mëtutjeshëm.

Procedura ishte iniciuar kundër kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, deputetëve Zoran Mojsilloviq dhe Verica Ceraniq, ish-deputetit Ivan Todosijeviq, kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe këshilltarit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq./Demokracia.com/