60 mijë euro gjoba/ Këto janë partitë që u gjobitën nga PZAP-ja

Vetëm në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën me 14 nëntor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike, në vlerë prej 13 mijë e 500 euro.

Këto gjoba erdhën si pasojë e thyerjes së heshtjes zgjedhore me 13 nëntor si dhe shkeljeve në ditën e votimit.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, Kryesuesi i sekretariatit te PZAP-it, Mulë Desku.

“Në këtë shumë të gjobave është e përfshirë shuma prej 13,500.00 euro, për thyerje të heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore, të shtunën me 13.11.2021 dhe për thyerje të heshtjes zgjedhore në ditën e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave të mbajtura me 14 nëntor 2021”, tha Desku për Front Online.

Listës së dënimeve gjatë gjithë procesit zgjedhor i prinë Lëvizja Vetëvendosje me gjobë 16 mijë e 400 euro, pasuar  nga Partia Demokratike e Kosovës me 15 mijë e 800, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me  15 mijë euro.

  1. Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK                    = 15,000.00 euro,
  2. Lëvizja Vetëvendosje – LVV                                     = 16,400.00 euro,
  3. Partia Demokratike e Kosovës – PDK                       =  15,800.00 euro,
  4. Srpska Lista                                                                =   8,100.00 euro,
  5. Partia Liberale Egjiptiane – PLE                                =   300.00 euro,
  6. Iniciativa Qytetare për Obiliqin                                  =   1,250.00 euro,
  7. Lista e Pavarur-Bekim Jashari                                    =   1,800.00 euro,
  8. Organizata Balli Kombëtar Demokrat-OBKD           =    300.00 euro.
  9. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës –AAK               =    300.00 euro”.

Që nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri në përfundim, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike në shumë prej 59 mijë e 250 euro.