Ylli argjentinas, Lionel Messi, mund të mos kishte qenë pjesë e skuadrës së Barcelona po të mos kishte qenë për ish-trajnerin e Barcelonës, Tito Vilanovan.
Ndihmëstrajneri i Tito Vilanovas, Jordi Roura, ka bërë të ditur se kishte qenë pikërisht Vilanova ai që e kishte bindur Lionel Messin të mos largohej nga Barcelona në vitin 2014.
“Tito kishte qenë në një fazë delikate dhe Leo nuk ishte i sigurt për vazhdimësinë e tij. Ata u takuan dhe edhe pse unë nuk isha aty, e di që biseduan për disa orë pa u ndalur”, ka thënë Roura për Radio Kanal Barcelona.
“Messi vendosi të qëndrojë dhe shpresoj që kjo gjë të mbetet kështu për një kohë të gjatë”.
Roura e ka lavdëruar edhe Vilanovan, duke zbuluar se çfarë e bënte atë trajner shumë të veçantë për Barcelonës.
“Ai ishte person shumë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Kishte shumë personalitet dhe tregonte shumë gjëra me fytyrën e tij. Mendoj se pikërisht kjo është gjëja që e bënte atë të veçantë”, shtoi Roura.
Barcelona kishte arritur t’i grumbullonte 100 pikë në një sezon të mrekullueshëm sa ishin nën drejtimin e Vailanovas dhe Rouras. Këtë sezon, Roura e kujton me shumë kënaqësi.
“Ishte një sezon shumë i vështirë. Ne arritëm diçka që nuk ishte arritur asnjëherë më parë dhe shpresojmë se nuk do të përsëritet asnjëherë tjetër”, tha Roura.
“Shumë gjëra ndikuan së bashku dhe ne arritëm atë sukses falë përkushtimit të mrekullueshëm dhe kapacitetit të lojtarëve tanë, që është shumë i vështirë për t’u gjetur”.







