Lezhë

580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Begaj: Bashkimi është forca përballë çdo kërcënimi

Presidenti Bajram Begaj e cilëso Besëlidhjen e Lezhës si dëshmi e unitetit, guximit për liri dhe shembull të qëndresës në fjalën e mbajtur në ceremoninë e kremtimit të 580-vjetorit të kësaj ngjarjeje madhore historike në Lezhë.

“Akti i princërve të Arbrit është ftesë për përkushtimin ndaj kombit shqiptar. Bashkimi dhe solidariteti, thelbësorë përballë sfidave të sotme”, tha Begaj.

Presidenti apeloi për bashkim. “Kjo ditë provon aftësinë tonë për të adresuar çdo sfidë”, u shpreh ai, duke shtuar së përballë sfidave nuk mund të qëndrojmë të ndarë.

“Akti i Besëlidhjes dhe shembulli i arbëreshëve, dëshmi se bashkimi është forca përballë çdo kërcënimi”, theksoi Presidenti.

Në aktivitetet e organizuara me rastin e 580-vjetorit të Kuvendit të Lezhës merr pjesë me ftesë të Presidentit Begaj edhe një delegacion i zgjeruar arbëresh.

VIDEO BONUS: Marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila: Jemi në koordinim me opozitën për votim