55-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik

Një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ku policia njofton se shtetasi me iniciale E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.