54-vjeçari gjendet pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Lipjan
Një person i moshës 54 vjeç, i komunitetit rom, është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Lipjan.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se vdekja e dyshimtë është raportuar nga banorët e lagjes, të cilët kanë thënë se R.K (1966) nuk është parë që tri ditë në oborr dhe jetonte i vetëm në shtëpi.
Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes, rruga “Kongresi i Blinajës” dhe kanë hasur në 54-vjeçarin e vdekur.
“Në vend ngjarje kanë dalë njësitet policore, Hetuesia dhe Forenzika ndërsa mjeku kujdestar nga emergjenca Lipjan ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori kujdestar, Hetimet Rajonale dhe IML. Në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune”, kanë thënë në polici.
Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
FOTO ILUSTRIM