Merkeli për koronavirusin: Numrat po stabilizohen, por shumë ngadalë

Numrat e Covid-19 po stabilizohen, por shumë ngadalë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, në mbledhjen me anëtarët e partisë së saj CDU.

Angela Merkel shprehu shqetësimin e saj personal sot paradite për zhvillimet e pandemisë në Gjermani, në funksion të një takimi, po sot, me ministrat dhe presidentët e landeve, të mbledhur për të vlerësuar efektet e gjysmë-bllokimit të lëshuar më 2 nëntor në territorin federal.

Sipas ekspertëve politikë, kancelarja dëshiron të vendosë një ndalim më të rreptë të kontakteve.