51-vjeçari sulmon seksualisht një 10-vjeçare në Fushë Kosovë, e mitura rrëfehet në Polici

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë, ku një vajzë e mitur bashkë me nënën e saj ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë 51-vjeçar.

Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se 10-vjeçarja kishte hezituar t’i tregojë dikujt menjëherë për atë se çfarë i ka ndodhur, duke zgjedhur të flasë një ditë më vonë.

Ajo me prezencën e nënës së saj, në stacion policor rrëfeu para përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale tmerrin që përjetoi mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen 28, ku një burrë e kishte mbështetur atë për muri dhe e kishte puthur në buzë.

Sipas 10-vjeçares, i dyshuari është larguar posa ka parë nënën e saj që kishte shkuar aty.

Në kuadër të veprimeve hetimore që janë marrë lidhur me rastin, është ftuar për intervistim edhe personi i dyshuar, i cili para hetuesve policorë mohon të ketë bërë një veprim të tillë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit 51-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.