Mosha nuk është një problem për Kazuyoshi Miuran, që të vazhdojë të luajë futboll.
E ka nisur karrierën në vitin 1986, por asgjë nuk e ndal Kazuyoshi Miuran, të vazhdojë të luajë futboll. Sot ai është 51-vjeç dhe ka vazhduar përsëri kontratën me skuadrën e Yokohamas, për një vit tjetër.
“Kam rinovuar marrëveshjen time edhe për vitin 2019 dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen që vazhdojnë të më tregojnë”.
“Dua të luaj në thuajse çdo ndeshje, e nuk dua të humbas asnjë minutë, e madje asnjë sekondë lojë. Për këtë angazhohem çdo ditë në stërvitje”, tha sulmuesi japonez. Miura do të mbushë 52 vite në muajin shkurt, por duket se nuk e ka ndërmend ende që të pensionohet nga futbolli.







