Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 50 pacientë për koronavirus, 1 është i intubuar, ndërsa 30 të tjerë janë me oksigjenoterapi.
Në njoftimin e spitalit thuhet se 45 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.
4 persona janë në CPAP, ndërsa 5 persona ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.
Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.
Në përgjigjen e tyre thuhet 8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me koronavirus.







