50 familje u ndihmuan në Drenas, e 100 të tjera do ndihmohen në Skenderaj nga ‘Shoqata Jetimat e Ballkanit’

Në këto ditë kur e gjitha bota po përballet me një situatë aspak të lehtë nga pandemia COVID-19, jeta edhe më e vështirë bëhet për nevojtarët.

Por për t’iu dalë në ndihmë të gjithë familjeve nevojtare anembanë Kosovës po përkujdesen Shoqata Jetimët e Ballkanit, në krye me Halil Kastrati.

Edhe sot ata realizuan një aksion humanitar ku u ndihmuan 50 familje nevojtare në komunën e Drenasit.

Gjithashtu u bë e ditur se sot do të vazhdohet ndihma edhe për 10 familje në komunën e Skenderajt.

Postimi i plotë:

Edhe sot aksion i madh humanitar

Karvani jone po vazhdon çdo dite neper komuna te ndryshme

Sot derguam ndihme ne komunen e Drenasit per 50 familje nevojtare

Donator te ketij aksioni jane;

Super Viva-Migros 50 pako

Cima Construction 1250kg miell

Tani po vazhdoje ne komunen e Skenderajit ku do ti ndihmojm 100 familje nevojtare

Edhe diteve ne vazhdim aksionet tona do te jene neper komunat e Kosoves

Bamires Zoti kurr mos ju humbte