5 ushtrime që mund t’ju ndihmojnë shumë për dhimbjen gjatë periodave

Kur keni dhimbje barku prej periodave apo ndjeni një fryrje të një niveli tjetër, gjëja e fundit që ju shkon në mendje është palestra. Ajo që nuk dini është se të qëndrosh aktive gjatë atyre ditëve, është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për veten. 

Nuk është nevoja të shkoni fizikisht në palestër, mund thjesht të bëni ushtrimet dhe levizjet e duhura. Gjithë çfarë do të shihni më poshtë, mund të bëhet në shtëpi dhe ju ndihmon në çlirimin e dhimbjeve të barkut. 

1. Ura

Ky pozicion kaq i thjeshtë ju ndihmon ta hiqni peshën e trupit nga pjesa e barkut, duke reduktuar ndjeshëm dhimbjet që keni në fundin e tij. Përsëriteni 8-10 herë.

5 ushtrime që mund t'ju ndihmojnë shumë për dhimbjen

2. Ecja

Ecja është  një tjetër mënyrë e thjeshtë dhe e zgjuar për të shmangur dhimbjet e sikletshme të barkut. Drita natyrale, freskia dhe ecja ndihmojnë zemrën dhe reduktojnë stresin që ndjeni veçanërisht gjatë ditëve të periodave. Ecja do t’ju ndihmonte edhe më shumë aty nga fundi i ciklit.

5 ushtrime që mund t'ju ndihmojnë shumë për dhimbjen

3. Stretch-ing

Fiks ky poziocion që shihni në foto ju lehtëson nga dhimbjet e barkut. Uluni me shpinë dhe ngrini njërën këmbë duke e mbështetur gjurin pas murit. Mbajeni këtë posturë për pak minuta dhe përsërisni ushtrimin me këmbën e kundërt.

5 ushtrime që mund t'ju ndihmojnë shumë për dhimbjen

4. Joga & pilates

Aktivitetet më çliruese për ditët speciale dhe pozicionet që ju duhen për pakësimin e dhimbjeve.

5 ushtrime që mund t'ju ndihmojnë shumë për dhimbjen

5. Ushtrime me pesha të lehta

Mos bëni gabim të shkoni në palestër dhe të ushtroheni me pesha të rënda. Mjafton pesha e trupit tuaj ose diçka e lehtë për të ndihmuar muskujt të jenë më fleksibël dhe të fortë. 

5 ushtrime që mund t'ju ndihmojnë shumë për dhimbjen