Kandidati i AAK-së për deputet, Arbër Tolaj, ka deklaruar se në një kohë sfidash të mëdha gjeopolitike, siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet kombëtar.
Ai ka theksuar se policët dhe ushtarët e Kosovës po përballen me mungesë të sigurimeve shëndetësore, kushte jo të dinjitshme të punës dhe mungesë të mbështetjes institucionale.
Shkrimi i tij:
Në një kohë me sfida të mëdha gjeopolitike, siguria e Kosovës është jetike.
Megjithatë, policët dhe ushtarët tanë sot përballen me mungesë të sigurimeve shëndetësore, kushte jo të dinjitshme të punës dhe centralizim të mbështetjes.
Poashtu, policët dhe ushtarët tanë detyrohen të punojnë punë dytësore për të mbajtur familjet e tyre, meqë shteti nuk ka siguruar mirëqenien e tyre.
Për Aleancën, siguria është prioritet, zgjidhja jonë përfshin:
Sigurime shëndetësore dhe jetësore për çdo polic, mbështetje buxhetore të pakursyer për Ushtrinë tonë (FSK), si dhe rrugëtim të sigurt drejt anëtarësimit në NATO.
Pa siguri nuk ka zhvillim e as investime.
Së bashku, ne dimë ta mbrojmë dhe ta forcojmë Republikën tonë!






