49 të vdekur nga tërmeti, 2 gra nga Thumana të paidentifikuara

49 persona kanë humbur jetën nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë. Mes viktimave janë edhe dy gra në Morgun e Durrësit, të cilat janë ende të paidentifikuara. Shumë familjarë që kërkojnë të afërmit kanë shkuar për të identifikuar, por ende nuk është zbuluar emri i tyre.

Një prej viktimave është një vajzë, rreth 20 vjeçe, dhe një grua, rreth 50 vjeçe. Ndërkohë grupet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë trupin e pajetë të një gruaje nga rrënojat e pallatit në Durrës. Trupi i Nafije Rexhepit është nxjerrë i pajetë tek pallati “2 gjelat”.

Nga tërmeti i 26 nëntorit, deri më tani janë regjistruar edhe  750 të plagosur.