47 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. Prokuroria e Pejës gjatë ditë së djeshme ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Kanosja“ dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë ditës se djeshme ka ngritur gjithsej, tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

loading…