45-vjeçari vdiq sot pasi ra nga skelja ku fasadonte

Punëtori i ndërtimtarisë M.B, 45 vjeçar nga një fshat i Istogut, ka vdekur sot në vendin e punës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Sipas informacioneve të para thuhet se i ndjeri ka rënë nga kati i shtatë i objektit ku punonte.

I ndjeri, ra nga skelet derisa ishte duke bërë fasadimin e objektit.

Kështu ka bërë të ditur për Ndërtimi.info, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

“Sipas informacioneve të para që kemi, është një punëtor i moshës rreth 45 vjeçar, dhe ka rënë nga skelet derisa ishte duke bërë fasadimin e një objekti”, tregoi Azemi.

Ngjarja ndodhur sot në ora 10:00, këtë e ka konfirmuar për Ndërtimi.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

“Rasti ka ndodhur në sot në ora 10:00 në rrugën “Ahmeti Krasniqi”. Një punëtorë i ndërtimtarisë ka rënë nga skelet. Punëtori është i moshës 45 vjeçar”, tha Krasniqi.

Rikujtojmë se ky është rasti i vetëm i humbjes së jetës së punëtorëve në vendet e tyre të punës, me theks në sektorin e ndërtimtarisë.

Vetëm brenda këtij viti [janar-tetor] në vendin e punës humbën jetën 18 punëtorë të ndërtimtarisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët.

Kryeinspektoriati i Punës, Basri Ibrahimi i tha Ndërtimi.info se kjo vdekja e punëtorëve në vendin e punës është një fatkeqësi, edhe përkundër përpjekjeve të inspektoratit.

“Është fat i keq që po vdesin këta punëtorë kështu, me gjithë përpjekjet e inspektoratit. Por nuk po dimë më së cak me bë. Kjo është çështje e të gjithëve bashkë, është fatkeqësi kjo”, tha Ibrahimi

Ndërkohë, rasti i fundit ka të bëjë me një punëtor të moshës 53 vjeç i cili pasditen e 24 shtatorit ka gjetur vdekjen në vendin e punës, pasi që kishte rënë nga skelet gjersa ishte duke punuar.

Në po atë ditë në vend mbizotëruan erërat e forta, qytetarëve iu ishte bërë thirrje që të mos dalin në ambiente të hapura, edhe përkundër kësaj në disa video të publikuara në rrjetet sociale shiheshin punëtorët e ndërtimit që edhe në ato kushte detyroheshin të punonin në lartësi.